Policia e Kosovës ka nisur sot edhe një aksion të madh në Karaçevë, për mbylljen e veprimtarisë së kazioneve në këtë zonë.
Lajmi është konfirmuar në një përgjigje për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
“Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës. Informacione më të plota do të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.
Gazeta Blic do ju mbajë të informuar lidhur me këtë aksion.