Tashmë ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i thirrur me urgjencë pas 36 vdekjeve nga koronavirusi, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, raporton Gazeta Blic.
Në këtë mbledhje në të cilën po marrin pjesë krerët më të lartë të institucioneve vendore, pritet të merren vendime se si të dilet nga kjo situatë.
Mbledhja është duke u mbajtur me dyer të mbyllura dhe do të ketë konferencë për media, me të përfunduar ajo.
Gazeta Blic do ju informojë për secilin vendim dhe detaj nga kjo mbledhje.