Sporti

LAJMI I FUNDIT: Ndeshja e nesërme e Manchester United mund të shtyhet, klubi konfirmon rastet me Covid-19

12/13/2021 16:08
nga:Lorik J

Manchester United ka mbyllur terrenin e tyre të stërvitjes pas një ‘shpërthimi’ të Covid në klub.

United konfirmoi këtë mbyllje, pasi disa lojtarë dhe anëtarë të stafit rezultuan pozitiv, andaj terreni i stërvitjen në Carrington u mbyll që nga dita e dielë, përcjell GazetaBlic Sport.

Diskutimet mes United dhe Premier League janë duke vazhduar nëse ndeshja e së martës në Premier League në Brentford mund të zhvillohet, me një vendim që pritet të merret më vonë sot.

“Manchester United mund të konfirmojë se pas konfirmimit të testeve PCR të rasteve të djeshme pozitive të stafit dhe lojtarëve të ekipit të parë, është marrë vendimi për mbylljen e stërvitjeve të ekipit të parë në Carrington Training. Kompleksi është i mbyllur edhe për 24 orë, për të minimizuar rrezikun e çdo infeksioni të mëtejshëm. Individët që rezultuan pozitivë po izolohen sipas protokolleve të Premier League. Klubi është në diskutime me Premier League nëse është e sigurt që ndeshja e së martës kundër Brentford të luhet. Udhëtimi i ekipit dhe stafit për në Londër do të shtyhet në pritje të rezultatit të atij diskutimi”, njofton klubi i Manchesterit në komunikatë.

/GazetaBlic Sport