Lajme

Mobilizohet Policia e Kosovës, i kërkohet ‘gatishmëri’ pas situatës së krijuar në veri

2 vite më parë
nga:Gazeta Blic

Pas vendimit që kanë marrë serbët për t’u larguar nga institucionet dhe pas mi policët serb e zhveshën uniformën e policisë, është mobilizuar Policia e Kosovës.

Gazeta Blic nga burime brenda Policisë së Kosovës ka marrë vesh se atyre u ka ardhur nga lartë pēr moblizim.

”Na kanë thirrur për të qenë në gatishmëri të gjitha njësistet e Policisë”, tha ky burim.

Ndërkohë, merret vesh se Njësive Speciale në disa komuna, u është kërkuar që të jenë më gjendje gatishmërie.

Zyrtrisht nga Policia nuk kanë konfirmuar këtë urdhër.

Gazeta Blic ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por deri në këto momente nuk kanë dhënë detaje.