Lajme

LAJMI I FUNDIT: Merret vendimi për shtrenjtim të rrymës në Kosovë

02/08/2022 11:23
nga:Gazeta Blic

Bordi i ZRrE-së ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.

Ata që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira, njofton Gazeta Blic.

“Blloku tani të zhvendoset në 800 kWh. Kjo i inkurajon konsumatorët që të shfrytëzojnë dy tarifa, duke përfshirë edhe subvencionet. Kjo u ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë efiçentë”, tha Ymer Rudari nga departamenti i tarifave.

Ai gjithashtu tha se 22% e konsumatorëve e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor.

Dy tarifa do të mund t’i shfrytëzojnë edhe ata që konsumojnë më pak se 800 kWh. Tarifa e ulët do të jetë rreth 3 cent dhe tarifa e lartë 7 cent.

Ndiqeni më poshtë direkt mbledhjen e bordit të ZRrE-së që është duke u mbajtur ende.