Sporti

LAJMI I FUNDIT: Mediat spanjolle e bëjnë të kryer, Messi nuk rinovon me Barcelonën

08/05/2021 18:55
nga:Mergim Rreci

Përmbysje radikale në rinovimin e Leo Messit.

Negociatat, të cilat dukeshin të zgjidhura disa ditë më parë, kanë arritur në një pikë pa kthim që duket e pamundur për t’u zgjidhur, shkruan Marca, përcjell GazetaBlic Sport.

Argjentinasi është tani më larg nga rinovimi për Barcelonën se kurrë dhe Joan Laporta e di mirë këtë situatë.

Drejtuesit e klubit janë gjithashtu të vetëdijshëm se situata ka arritur në një pikë ku një përmbysje duket e pamundur.

Sipas burimit të njëjtë Leo Messi me shumë gjasë po largohet nga Barcelona.

/GazetaBlic Sport/