Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të takohet publikisht për Ukrainën brenda disa orësh.
Sipas mediumit Reuters, me një takim është planifikuar për në orën 21:00 EST (03:00 në kohën tonë lokale), raporton Reuters duke cituar një diplomat rus.
Kjo mbledhje vjen pas ngjarjeve dramatike në Ukrainë.
Atje presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar trupat që të futen në territorin ukrainas, pasi që ka njohur dy rajone në lindje të Ukrainës si “republika të pavarura”.
/GazetaBlic



