Sporti

LAJMI I FUNDIT: Ky lojtar i Shqipërisë ka rezultuar pozitiv me COVID-19

10/11/2021 19:35
nga:E K

Shqipëria do të përballet me Poloninë në kuadër të ndeshjes së parë të tetorit për kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Kuq e Zinjtë e presin nesër Poloninë për ndeshjen që fillon nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

FSHF ka lajmëruar se Sokol Cikalleshi do të mungojë në ndeshjen vendimtare të Kombëtares ndaj Polonisë në “Air Stadium Albania”.

Pas daljes së analizave Cikalleshi është larguar nga grumbullimi për të nisur karantinën dhe nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore.

/GazetaBlic Sport/