Në ditën kur pritet të takohen delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë në përpjekje për të gjettue një zgjidhje pas situatës së krijuar në veiurn e Kosovës tash e dhjetë ditë, Gazeta Blic ka marrë vesh nga burimet e saja për kushtet e Serbisë që pritet t`i shtroj në takimin tre palshës BE – Kosovë – Serbi.
Burimë të mirë informuara nga pala serbe kanë thënë për Gazeta Blic se delegacioni serb, ka disa kushte në mënyrë që të tërhiqen barrikadat e krijuara në rrugët që qojnë në drejtim të dy pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.
“Njerëz të afërt me kabinetin e Vuçiqit në Beograd kërkojnë se nuk do të hiqen barikadat nëse nuk formohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive!”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.
Përveç kësaj ky burim ka thënë se serbët që po kujdestarojnë në pjesën e veriut të Kosovës tashmë kanë nisur thirrjet dhe kërkesat ndaj serbëvë të tjerë që jetojnë në jugun e Kosovën, që edhe ata të jenë pjesë e kujdestarive në barrkidat që janë të vendosura në këtë pjesë të Kosovës.
“Edhe nga veriu po ju dërgohet mesazhe dhe thirrje serbëve të jugut që edhe ata duhet të shkojn në barrikada….. “, ka thënë ky burim i Gazetës.
Bashkimi Evropian por edhe zyrtarë të tjerë të lartë të SHVA janë vënë në lëvizje në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për situatë ne krijuar në veri të Kosovës pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjes e masave për targat për veturat që hyjnë nga Sserbia e të cilat obligohen të vendosun tabela provuese me elemente që dëshmojnë shtetësinë e Kosovës.
Në ditën e dhjetë atje vazhdojnë të qëndrojnë në njërën anë njësitet speciale të policisë së Kosovës dhe në anën tjetër kamionë e turma të serbevë që kanë pamundësuar lëvizjen në dy pikat kufitare në pikën 1 dhe 31 apo në Jarinjë dhe Bërnajk.
“Furnizimi me automjete për trazira”, Policia e Kosovës shpallë tender mbi një milion euro