Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur sanksione kundër Rusisë, raporton Gazeta Blic.
Sanksionet e propozuara nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, janë miratuar në unanimitet në mbledhjen e Qeverisë.
Disa nga sanksionet e miratuara janë këto:
“Nrirje të aseteve të bankave, institucioneve financiare dhe individëve, ndalimi i qasjes së tyre në tregje financiare dhe masa të tjera respektive që shënjestrojnë ndërmarrjet e rëndësishme ruse, elitat dhe akterët politikë të përfshirë në marrjen e vendimit për invazionin rus në Ukrainë. Individët do t’i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit apo tranzitit në vendet që i zbatojnë këto sanksione.Marrja e një vendimi të tillë do t’i kontribonte në vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në” dekalroi Gërvalla në mbledhjen e Qeverisë, raporton Gazeta Blic.
LIVE mbledhja e Qeverisë në “Gazeta Blic”
Qeveria e Kosovës vendos sot sanksione ndaj pushtimit rus në Ukrainë


