Talenti i madh brazilian, Endrick ka nënshkruar kontratën si lojtar i ri i Real Madridit.
Kontratat dhe dokumentet janë nënshkruar në 24 orët e fundit, marrëveshja tani mund të konsiderohet e mbyllur dhe e përfunduar, njofton Fabrizion Romano, përcjell GazetaBlic Sport.
Real Madridi do t’i paguajë Palmeiras një shumë prej 60 milionë eurosh me shtesa të përfshira në tarifë plus 12 milionë euro taksa.
Endrick do t’i bashkohet Real Madridit në korrik 2024, kur ai do të mbushë 18 vjeç, pasi braziliani i mrekullueshëm tani është 16 vjeç
Për shkak të rregullave, kontrata e Endrick do të jetë deri në qershor 2027 plus tre vjet opsion për klubin, pra 2030.
/GazetaBlic Sport/