Sporti

LAJMI I FUNDIT: Komisioni i Garave merr vendim për derbin, ja ku do të zhvillohet ndeshja Drita – Gjilani

09/22/2021 13:37
nga:Mergim Rreci

Komisioni i Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës e ka aprovuar kërkesën e Dritës për ndeshjen derbi ndaj Gjilanit.

Kërkesa e kësaj skuadre ishte që ndeshja të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kjo gjë tashmë është miratuar, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim do të zhvillohet ditën e dielë në ora 16:00 dhe pritet një spektakël i vërtetë, ashtu siç ka qenë gjithmonë kur janë përballur këto dy skuadra.

/GazetaBlic Sport/