Interes i madh nga Turqia për Ardian Ismajlin, mbrojtësin shqiptar që luan për Empolin i cili po vjen nga një sezon i mirë gjatë të cilit ai u dallua për paraqitjet e tij të mira.
Sipas asaj që raportohet nga Tuttomercatoweb.com, në orët në vijim pritet kontakti mes drejtorëve të Empolit dhe emisarëve të Besiktas, të cilët kanë si objektiv të sjellin në Turqi qendërmbrojtësin shqiptar, përcjell GazetaBlic Sport.
Empoli e konsideron Ismajlin një pjesë integrale dhe një bazë solide për skuadrën e tyre të ardhshme, por përballë një oferte të përshtatshme po mendojnë ta lënë të largohet.
Priten zhvillime në orët në vijim. Ai ka kontratë me Empolin deri në vitin 2025, teksa sezonin e kaluar ai bëri 26 paraqitje në Serie A.
/GazetaBlic Sport