Sporti

Lajmi i fundit: Klubet e Premierligës marrin vendim për vazhdimësinë e futbollit

12/20/2021 17:01
nga:E K

Futbolli po goditet sërish nga koronavirusi.

Në Angli klube si Tottenham, Manchester United, Liverpool dhe të tjera kanë raportuar raste të shumta pozitive, shkruan GazetaBlic Sport.

Shumë ndeshjet të kësaj jave saktësisht 6 ndeshje janë anuluar. Kjo gjë bëri që njerëzit të aludojnë që Premierliga mund të mbyllet sërish për një kohë të pacaktuar.

Megjithatë klubet angleze janë takuar sot dhe të gjitha kanë pranuar që futbolli të vazhdojë pavarësisht situatës momentale.

/GazetaBlic Sport/