Sporti

LAJMI I FUNDIT: Këto dy skuadra po e mendojnë largimin nga Superliga Evropiane

04/19/2021 21:18
nga:Lorik J

Krijimi i Superligës Evropiane ka ngjallur reagime të mëdha nga UEFA dhe FIFA të cilat paralajmëruan dënime të ashpëra për ekipet pjesëmarrëse të kësaj gare.

12 klube evropiane kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë kompeticion, 6 nga Anglia, 3 nga Spanja dhe 3 nga Italia, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë duket se kërcënimet e UEFA dhe FIFA i kanë frikësuar 2 klube nga Premierliga të cilat po e mendojnë largimin nga pjesëmarrja nga kjo garë.

Sipas gazetarit të njohur, Marco Rossi, Chelsea dhe Manchester City po e konsiderojnë mundësinë e largimit nga pjesëmarrja në këtë garë.

Më herët UEFA paralajmëroi se klubet gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve mund të suspendohen të premten nga gara.

/GazetaBlic Sport.