Sporti

LAJMI I FUNDIT: Kessie kompleton testet mjekësore me Barcelonën

03/21/2022 23:37
nga:L J

Franck Kessie ka përfunduar tashmë testet mjekësore me Barcelonën në Lugano, raporton eksperti i merkatos, Di Marzio.

Marrëveshja verbale është arritur ditë më parë për 6.5 milionë euro pagë të garantuar neto, përcjell GazetaBlic Sport.

Kontratat zyrtare do të nënshkruhen në javët në vijim.

Kessie ka qenë një nga lojtarët kyç në vitet e fundit tek skuadra e Milanit, ku ka zhvilluar 95 paraqitje, në të cilat ka shënuar 22 gola.

/GazetaBlic Sport