Sporti

Lajmi i fundit: Kante nuk do të luajë në Kupën e Botës

10/14/2022 17:44
nga:L J

N’Golo Kante do të mungojë në Kupën e Botës.

Siç njoftoi skuadra e Chelseat dhe konfirmoi RMC Sport, N’Golo Kante nuk do të luajë në Kupën e Botës me kombëtaren e Francës.

Pas lëndimit që pësoi së fundmi, mediat raportojnë se Kante pritet të jetë jashtë fushave për 2 muaj.

Kupa e Botës 2022 do të starojë me 19 nëntor, teksa ai nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë kampionëve aktual.

/GazetaBlic Sport