Lajme

LAJMI I FUNDIT: Kadri Veseli arrin në Mitrovicë

07/10/2021 14:50
nga:M K

Ish-kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së ka arritur në Kosovë para pak minutash, për të marrë pjesë në të pamen e organizuar për vdekjen e babait.

Gazeta “Jepi zë” ka mësuar se Kadri Veseli ka arritur në Bair nën përcjelljen e mbi 10 veturave të EULEX.

Gjykata Speciale, siç mësohet, i ka dhënë leje të posaçme për të vizituar familjen për disa ditë.

Nga Gjykata nuk është dhënë ndonjë njoftim për ardhjen e Veselit, mirëpo të afërt të familjes i kanë konfirmuar gazetës ardhjen e Veselit.

Ndryshe, Kadri Veseli ishte liruar edhe muaj më parë nga Gjykata Speciale për ta vizituar babain e shtrirë në Spital.