La Gazzetta dello Sport raporton se Ciro Immobile ka rezultuar pozitiv në testin për COVID, megjithëse as lojtari dhe as klubi i tij Lazio nuk e kanë konfirmuar këtë.
Sulmuesi italian ishte në izolim pasi gruaja e tij kishte rezultuar pozitive me COVID, përcjell GazetaBlic Sport.
Kjo ishte arsyeja e vërtetë pse ai kishte munguar në ndeshjen në shtëpi të Lazios kundër Genoas të premten.
Megjithatë, gazeta La Gazzetta dello Sport tani pretendon se 31-vjeçari është gjithashtu pozitiv për COVID, kështu që ai do të humbasë ndeshjen e ardhshme kundër Venezias të mërkurën.
Immobile kishte rezultuar pozitiv një vit më parë kur humbi ndeshjet e Champions League kundër Club Bruges dhe Zenit.
/GazetaBlic Sport


