Harry Kane i ka thënë drejtuesve të Tottenham se dëshiron të largohet këtë verë.
Sky Sports raportoi sonte se Kane dëshironte aventurë të re dhe dëshiron të largohet nga Tottenham, përcjell GazetaBlic Sport.
Kane aktualisht po udhëheq garën e Këpucës së Artë në Premier League me 22 gola dhe konsiderohet nga shumë të jetë një nga sulmuesit më të mirë në botë përkrah Robert Lewandowski.
Sky Sports gjithashtu raportoi se Manchester United, Manchester City dhe Chelsea janë interesuar për të.
/GazetaBlic Sport


