Lajme

LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë nga policia, afër MASHT-it

01/13/2022 01:24
nga:Gazeta Blic

Para pak minutash ka pasur gjuajtje me armë në Prishtinë, gjegjësisht afër Ministrisë së Arsimit, raporton Gazeta Blic.

Siç merr vesh Gazeta Blic policia ka shtënë me armë ndaj një personi.

Ndërkohë Policia e  ka bllokuar rrugën afër MASHT-it, gjegjësisht rrugën “Agim Ramadani”.

Nga policia ende nuk kanë dhënë detaje…

Gazeta Blic ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.