Sporti

LAJMI I FUNDIT: Foli për kurdisje në futbollin kosovar, kërcënohet Granit Kolshi

04/28/2021 09:57
nga:L J

Ish portieri i njohur i disa skuadrave kosovare dhe kombëtares “Dardane”, Granit Kolshi është kërcënuar nga disa persona pas deklaratave të tij të fundit në lidhje me kurdisjet në futbollin kosovar.

Kolshi është i pari që ka dalur haptazi dhe ka treguar për kurdisjen e një ndeshje të futbollit, kur para disa viteve kishte deklaruar se ndeshja e vitit 2010 mes Fushë Kosovës dhe Ulpianës ishte e kurdisur, shkruan GazetaBlic Sport.

Së fundmi, Kolshi ka folur sërish për pretendimet për kurdisje aktualisht në futbollin kosovar në emisionin “Sporti në KTV”.

E pas deklaratave të fundit, Kolshi zbulon se është kërcënuar nga disa persona.

“Jam kërcënuar nga disa persona në ‘Facebook’, pse kam folur për kurdisje dhe jam i kërcënuar”, tha fillimisht Kolshi për ‘GazetaBlic Sport’

“Mua nuk më frikësojnë kërcënimet, më rrisin forcën për të qenë zë i fuqishëm ndaj çdo parregullësie”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport