Kupa e Botës 2022

LAJMI I FUNDIT: FIFA hap procedurë disiplinore ndaj Serbisë, pritet dënimi për flamurin propagandues dhe skandaloz ndaj Kosovës

11/26/2022 17:13
nga:Mergim Rreci

FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Serbisë për flamurin propagandues ndaj Kosovës të vendosur në zhveshtore.

Kjo gjë ndodhi para ndeshjes mes Brazilit dhe Serbisë, atje ku ky flamur ishte vendosur në zhveshtoren e kombëtares fqinje, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky ishte një skandal i madh që menjëherë u shoqërua me reagimet e duhura nga mediat dhe institucionet e Kosovës dhe tashmë FIFA ka hapur procedurën disiplinore.

Një vendim pritet të merret shumë shpejt, duke shpresuar që të marrë denimin e merituar.