Sporti

LAJMI I FUNDIT: FBK lejon paraqitjen e organizuar të tifozëve në ndeshjet e basketbollit

02/28/2023 14:35
nga:L J

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim që të lejojë paraqitjen e tifozëve në salla sportive në mënyrë të organizuar.

FBK ka njoftuar se ka anuluar vendimin e deritanishëm dhe tani e tutje, tifozët mund të paraqiten me shenja dalluese në ndeshjen e organizuara nga kjo federatë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky vendim mirëpritet nga tifozët e basketbollit në vendin tonë.

Më poshtë keni njoftimin e FBK’së:

“Vendim i Bordit të FBK-së
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), më 28.02.2023, ka marrë vendim që nga ‘Vendimet e Bordit të FBK-së të datës 15.12.2022’ të largohet pika në vijim:
‘Të ndalohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit, të cilat organizohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës, deri në një njoftim tjetër;’
Kjo si rrjedhojë e njoftimit/rekomandimit nga Këshilli për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive (Këshilli për Sport), ku u potencua se, duke marr parasysh që prej periudhës kur FBK ka marrë vendime në lidhje me tifozëritë (15.12.2022) nuk ka pasur probleme të mëdha, kjo pikë mund të shfuqizohet.
Prandaj, deri në vendim tjetër, lejohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit të organizuara nga FBK”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport