Sporti

LAJMI I FUNDIT: Edhe një lojtar i Real Madridit rezulton pozitiv me Covid-19

12/22/2021 11:28
nga:Lorik J

Skuadra e Real Madridit po vuan nga virusi, COVID-19.

Sonte, skuadra e Ancelottit do të luajë ndaj Athletic Bilbaos me fillim nga ora 21:30, në kuadër të La Ligas, shkruan GazetaBlic Sport.

Luka Modric, Marco Asensio, Andriy Lunin and Rodrygo, Isco dhe Alaba janë mungesat e klubit të Realit sonte nga COVID-19.

Ancelotti u detyrua të thërras lojtarë nga ekipi i të rinjëve, por siç duket edhe tani i ka dal një problem…

Lojtari, Sergio Arribas i ftuar nga të rinjët ka rezultuar pozitiv dhe do të mungojë sonte.

Ai është larguar nga lista e lojtarëve të ftuar dhe nuk do të luajë sonte.

/GazetaBlic Sport