Lajme

LAJMI I FUNDIT: Dorëzohet Qeveria, dalin pagat për arsimtarët grevistë

10/07/2022 15:56
nga:Y I

Pagat për mësimdhënësit grevistë janë ekzekutuar.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” kryetari i Asociacionit të Komunave të Koosvës, Sazan Ibrahimi.

Çështja e pagave të mësimdhënësve ka hapur një debat të madh mes Qeverisë dhe SBASHK.

Nga Qeveria janë  shprehur se do t’i paguajnë me avans nëse zevendësohen orët e humbura, ndërsa nga SBASHK kanë potencuar se orët e humbura nuk zëvendësohen.

Greva e mësimdhënësve dhe ajo në sektorin publik zgjati pesë javë.

Pas pesë javësh SBASHK vendosi ta pezullojë grevën deri në muajin janar, raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/