Sporti

LAJMI I FUNDIT: Dorëhiqet kryesia e klubit të Drenicës, shkak gjendja e rëndë financiare!

11/17/2021 20:31
nga:Lorik J

Kryesia e klubit të Drenicës në futboll ka dhënë dorëheqje pasditën e sotme.

Me anë të një komunikate për media, KF Drenica ka lajmëruar se kryesia në krye me kreytarin, Mustaf Bajraktarin kanë dhënë dorëheqje nga pozitat në klub, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi shkruan se është i hapur për të gjithë të interesuarit që duan ta ndihmojnë dhe të investojnë në skuadër.

Ja njoftimi:

“Kryesia e klubit sot, pas situatës të krijuar në klub ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i klubit.
Dorëheqja vjen si rrjedhojë e pamundësisë së financimit të klubit dhe pamundësisë për t’i permbushur obligimet e klubit.
Që nga sot, klubi është i hapur për të gjithë të interesuarit për të mbeshtetur klubin dhe për të investuar në klub, për të çuar klubin përpara.
Kryesia falendëron Komunën e Skenderajt, bizneset, donatorët, sponsorët, stafin, lojtarët, punëtorët e klubit, tifozët dhe gjithë qytetarët e Skenderajit për mbeshtetjen gjatë kësaj kohe.
Me Respekt,
Kryetari, Mustaf Bajraktari”, shkruan klubi.

/GazetaBlic Sport