Sot, pas orës shtatë, në gjykatën federale australiane është mbyllur seanca ku Novak Djokovic ka luftuar kundër dëbimit nga Australia.
Gjykatësi Anthony Kelly vendosi që Djokovic kishte të drejtë të qëndronte në Australi dhe i dha atij një vizë, por kjo nuk është fundi i kësaj historie ligjore, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjykatësi e bëri këtë në marrëveshje me zyrtarët e qeverisë australiane, të cilët vendosën të pajtohen me vizën e Djokovicit, sepse ata besojnë se tenistit serb nuk i është dhënë kohë e mjaftueshme që kur u informua se do t’i hiqej viza në mënyrë që të mund të mbrohej.
Futbollisti serb: Të gjithë flasin për Djokovic, a nuk po e sheh njeri çfarë bëri Nadal?
/GazetaBlic Sport/


