Sporti

LAJMI I FUNDIT: Dëmtohet edhe një lojtar i Belgjikës, nuk do të luajë më në Euro2020

06/28/2021 17:32
nga:Lorik J

Portieri i kombëtares së Belgjikës, Simon Mignolet u largua nga stërvitja e “Djajve” për shkak të një dëmtimi.

Federata belge ishte në gjendje ta zëvendësonte atë me Thomas Kaminski, i lindur në vitin 1992 dhe luan në Blackburn, përcjell GazetaBlic Sport.

Dëmtimi i Mignolet nënkupton se portieri nuk do të jetë në gjendje të luajë më në Euro2020.

“Do të jem lojtari i 12’të nga shtëpia”, shkroi Mignolet duke konfirmuar dëmtimin.

/GazetaBlic Sport