Mbrëmjen e sotme është arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, raporton Gazeta Blic.
Policia përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje rreth këtij arrestimi.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se arrestimi i tij ka ardhur pas sulmit ndaj zyrtarit policor ndodhur në protestën e së shtunës.
Tutje në njoftim thuhet se Policia e kishte kërkuar të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur dhe më tej i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare por i dyshuari nuk e kishte përfillur.
I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
-D. M, mashkull 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
për të cilin po ashtu ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022.
Ndërkohë që policia kishte kërkuar të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare por i dyshuari nuk e
kishte përfillur.
Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm procedural, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.


