Sporti

Lajmi i fundit: Chelsea afër arritjes së marrëveshjes me Barcelonën për Aubameyang – Marcos Alonso dhe 7 milionë euro për gabonezin

09/01/2022 11:04
nga:E K

Chelsea dhe Barcelona janë afër arritjes së marrëveshjes për një shkëmbim lojtarësh.

Skuadra angleze është interesuar prej ditësh për Aubameyang, kurse në orët e fundit të afatit kalimtar duket se marrëveshja po merr formë, shkruan GazetaBlic Sport.

7 milionë euro plus Marcos Alonso duket se e kanë bindur klubin spanjoll për ta lënë të lirë sulmuesin gabonez i cili u transferua në “Camp Nou” vetëm sezonin e kaluar nga Arsenali.