Sporti

LAJMI I FUNDIT: Britania e Madhe e bllokon Roman Abramovichin, Chelsea nuk mund të shitet

03/10/2022 10:23
nga:Mergim Rreci

Roman Abramovich është ndër oligarkët që do të goditet me ngrirje të aseteve dhe ndalime të udhëtimit nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar.

Pronari i Chelsea FC sheh asetet e tij të ngrira, një ndalim të transaksioneve me individë dhe biznese në Mbretërinë e Bashkuar, një ndalim udhëtimi dhe sanksione transporti të vendosura, përcjell GazetaBlic Sport.

Chelseas i është dhënë një licencë speciale për të vazhduar me aktivitete të lidhura me futbollin, por vendimi në mënyrë efektive ndalon shitjen e klubit.

Kjo do të thotë se Abramovich për momentin nuk mund ta shesë Chelseas tek asnjë pronar tjetër.