Sporti

LAJMI I FUNDIT: Arsenali merr masa të ashpra ndaj Aubameyang, ia heq shiritin e kapitenit dhe e përjashton nga skuadra

12/14/2021 12:48
nga:Mergim Rreci

Arsenali ka njoftuar se Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të jetë më kapiten i skuadrës.

Reprezentuesi i Gabonit mendohet se është kthyer vonë nga një udhëtim në Francë javën e kaluar dhe më pas u largua për ndeshjen e së shtunës kundër Southampton, përcjell GazetaBlic Sport.

Tani klubi ka konfirmuar se ai  nuk do të luajë poashtu në takimin e së mërkurës mbrëma me West Ham.

“Pas shkeljes së tij të fundit disiplinore javën e kaluar, Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të jetë më kapiteni i klubit tonë dhe nuk do të konsiderohet për përzgjedhjen për ndeshjen e së mërkurës kundër West Ham United”, thuhet në komunikatë.

“Ne presim që të gjithë lojtarët tanë, veçanërisht kapiteni ynë, të punojnë sipas rregullave dhe standardeve që të gjithë kemi vendosur dhe rënë dakord. Jemi plotësisht të fokusuar në ndeshjen e nesërme.”

Kjo shton pikëpyetjet që rrethojnë të ardhmen afatgjate të sulmuesit në Emirates nën drejtimin e trajnerit Mikel Arteta.

/GazetaBlic Sport/