Lajme

LAJMI I FUNDIT: Arrijnë në Kosovë 100 mijë vaksinat Pfizer nga aleanca Covax

05/27/2021 20:17
nga:Y I

Kanë mbërritur 100 mijë vaksinat Pfizer nga aleanca Covax.

Gazeta Shneta nga burime brenda Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ka mësuar se donacioni i vaksinave ka mbërritur në Kosovë.

Sipas burimit, vaksinat pritet të dorëzohen në IKSHPK por nuk do të mbahet ceremoni zyrtare e pranimit të tyre.

Deri më tani në Kosovë janë dorëzuar mbi 170 mijë vaksina Pfizer dhe Astra Zeneca donacion nga Covax dhe Bashkimi Evropian. Derisa vendi ynë ende nuk ka arritur të sigurojë vaksina përmes vet financimit.

Paralajmëron infektologu Ilir Tolaj: Në vjeshtë pritet të rritet sërish numri i rasteve me Covid-19