Lajme

LAJMI I FUNDIT: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel

11/23/2022 22:33
nga:G B

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, ka njoftuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje mes vete në Bruksel, pas disa orëve të bisedimeve, raporton Paparaci.

Ai me anë të një postimi në Twitter tha se “ne kemi një marrëveshje”.

Mes tjerash, diplomati spanjoll tha se palët kanë rënë dakord për masat që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm dhe të përqendrohen plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, shkroi ai.