Lajme

LAJMI I FUNDIT: Arrihet koalicioni LDK- PDK

3 vite më parë
nga:Gazeta Blic

Edhe pse të martën mbrëma takimi ndërmjet Përparim Ramës e Kujtim Shalës nga LDK me Uran Ismajlin e Vlora Çitakun nga PDK përfundoi pa marrëveshje, sot gjërat ka ndryshuar.

Gazeta Blic merr vesh se marrëveshja është arritur.

”Sot, në mëngjes ka pasur një takim virtual, ku LDK e PDK janë pajtuar për bashkëqeverisje”, tha ky burim.

Merret vesh se LDK e ka pranuar edhe kushtin e fundit që kishte PDK, që drejtorinë e arsimit ta ketë partia e drejtuar nga Uran Ismajli në Prishtinë.

Marrëveshja u arrit pak çaste para mbatjes së mbledhjes së Kuvendit Komunal, ku pritet zgjedhja e Kryesuesit.

Në vazhdim i gjeni raportimet e Gazeta Blic në lidhje me bashkëqeverisjen LDK-PDK: