Sporti

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrera

12/06/2021 13:13
nga:Lorik J

Sipas Ansa, presidenti i Sampdoria, Massimo Ferrero është arrestuar për krime të dyshuara financiare që nuk kanë të bëjnë me klubin.

Ferrero është dërguar në burg mëngjesin e sotëm, ndërsa pesë persona të tjerë janë vënë në arrest shtëpie, përcjell GazetaBlic Sport.

‘Guardia di Finanza’ arrestoi Ferreron për krime të dyshuara korporative në rajonin e Kalabrisë. Ferrero boguth Sampdoria në qershor 2014 nga familja Garrone.

Ai dha një intervistë për gazetën La Repubblica dy ditë më parë, duke thënë se ishte ‘i lodhur’ dhe po kërkon investitorë që mund ta blejnë klubin.

“Pas tetë vitesh sakrificë, pasion, punë të palodhur, por edhe sulme e akuza personale, filloj të lodhem”, tha ai.

/GazetaBlic Sport