I dyshuari për vrasjen e dy vëllerzëve në Malieshvë, Astrit Isufi është arrestuar.
Kjo është konfirmuar përmes një komunikate për media nga Prokuroria Themelore Gjakovë.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati.Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente” njofton Prokuroria raporton “Gazeta Blic”.


