Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, para pak çastesh është arrestuar nga Policia.
Kështu mësojnë nga burimet e GazetaBlic brenda Policisë së Kosovës.
Ademi, është arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.
Të njëjtit, me vendim të prokurorit i është caktuar 48 orë ndalimi policor.
GazetaBlic Sport ka raportuar ekskluzivisht për këtë çështje.


