Lajme

LAJMI I FUNDIT: Arrestohen dy vajza për rrahjen e të moshuarës në Pejë

11/02/2022 15:30
nga:Y I

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se janë arrestuar dy dyshuara për rrahjen e të moshuarës në Pejë, raporton Gazeta Blic.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës, rajoni Pejë.

Rasti i rëndë është bërë sot publik përmes një video të shpërndarë në Facebook.

Komunikata e plotë:

Arrestohen dy (2) persona tё dyshuar

Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqve nё Pejё, e cila ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё të moshuare.

Policia menjёherё ёshtё vёnё në veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin.

Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime të mëtutjeshme.

Duda Balje: O vajza me flokë të zeza turp të kesh, ajo mund të jetë nana jote!