Lajme

LAJMI I FUNDIT Arrestohen 11 persona, tre nga ta zyrtar – rasti ka të bëjë me subvencionet në bujqësi

06/29/2022 16:27
nga:N M

Policia e Kosovës bashkë me prokurorinë speciale kanë arrestuar 11 persoan në disa komuna të Kosoëvs për disa vepra penale që lidhet kryesisht me subvemncionet në bujqësi, raporton Gazeta Blic.

Sipas policisë të arrestuarit janë nga Peja, Istogu, Decani, Vitia, Suhareka dhe Ferizaj.

“Të arrestuarit, dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’. Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtar, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore të realizuara në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, nën dyshimin për keqpërdorime në Agjensionin për Zhvillimin e Bujqësisë, sot më 29.06.2022, kanë organizuar operacionin policor në disa komuna të Republikës se Kosovës (Pejë, Istog, Deçan, Viti Suharekë dhe Ferizaj). Nga ky operacion policorë deri me tani janë arrestuar dhe ndaluar njëmbëdhjetë persona të dyshuar.
Të arrestuarit, dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.
Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtar, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.
Pas intervistimit të të dyshuarve, më aktvendim nga prokurori, të njëmbëdhjetë të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.