Sporti

Lajmi i fundit: Andi Zeqiri ftohet nga Zvicra për duelin ndaj Kosovës

11/05/2025 10:36
nga:Lorik J

Futbollisti, Andi Zeqiri u thirr në ekipin kombëtar të Zvicrës për ndeshjet kundër Suedisë dhe Kosovës.

Klubi polak, Widzew Lodz ka konfirmuar se Zeqiri është ftuar nga kombëtarja zvicerane për dy ndeshjet e nëntorit, shkruan GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se Zeqiri ishte shumë afër kalimit tek Kosova, por në fund e zgjodhi Zvicrën, duke lënë “Dardanët”.

Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës luhet me 18 nëntor nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

/GazetaBlic Sport