Klubi i futbollit, Prishtina ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Dragusha.
Trajneri ishte pjesë e Prishtinës në 11 ndeshjet e fundit, por nuk ia doli të stabilizonte gjendjen, me ç’rast me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi zyrtar i klubit:
“FC Prishtina njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Alban Dragusha.
Dragusha udhëhoqi ekipin tonë në 11 ndeshje gjatë fazës së fundit të kampionatit, duke dhënë kontributin e tij profesional dhe përkushtimin maksimal për klubin.
Klubi e falënderon trajnerin Alban Dragusha për punën dhe angazhimin e treguar gjatë kësaj periudhe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


