Një aksident trafiku ka ndodhur pak momente më parë në Veternik.
Në aksident janë përfshirë tre vetura.
Nga pamjet e siguruara nga “Gazeta Blic” shihet se ka dëme materiele por ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
“Gazeta Blic” ka kontaktuar Policinë e Kosovës për aksidentin por ende nuk ka një përgjigje.




