Lajme

LAJMI I FUNDIT: Aksident me gjashtë të lënduar në Prizren

07/13/2021 11:09
nga:Y I

Dje rreth orës 01:00 ka ndodhur një aksident trafiku në Prizren ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, raporton Gazeta Blic.

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i automjetit duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushte të rrugës, humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe bie nga ura poshtë.

Njoftimi i plotë:

Prizren 12.07.2021 – 01:00. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku i përfshirë ka qenë një automjet i udhëtarëve dhe me drejtues mashkull kosovar. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i automjetit duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushte të rrugës, humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe bie nga ura poshtë. Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi i automjetit dhe pesë pasagjerët e tij. Të lënduarit, pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.