Lajme

Lajmi i fundit: Aksident me fatalitet në Gjakovë, një i vdekur dhe pesë të lënduar

08/21/2021 22:24
nga:Gazeta Blic

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Hereq të Gjakovës, ku si rezultat një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nystret Gjurkaj.

“Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Hereq të Gjakovës ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar”, ka thënë Gjurkaj për Express.

Para pak ditësh një aksident i rëndë ndodhi edhe në afërsi të Prizrenit, ku mbetën të vdekur dy të rinj.