Ylli i Barcelonës, Sergio Aguero, pritet të mbyllë karrierën e tij të mërkurën.
Kështu raporton “El Periodico” që shkruan se argjentinasi Kun Aguero do të shpallë fundin e karrierës së tij të mërkurën, për shkak të problemeve me zemrën pasi pësoi një aritmi më 30 tetor, në përballjen mes Barcelonës dhe Alaves, përcjell GazetaBlic Sport.
Argjentinasi u shtrua në spital për disa ditë, iu nënshtrua një baterie provimesh dhe tashmë është detyruar të largohet nga futbolli profesionist.
I njëjti publikim thotë se Barcelona ka gjithçka të përgatitur për njoftimin e pensionimit të lojtarit 33-vjeçar, i cili po luante sezonin e parë me Blaugranët, ku u transferua këtë verë pas një dekade të kaluar me fanellën e kampionit anglez, Manchester City.
?? BREAKING: Sergio Agüero is set to announce his retirement from football on Wednesday. Absolutely gutted for the lad. He’s just 33-years old.
(Source: MARCA) pic.twitter.com/jrR7RGPyQP
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) December 13, 2021
/GazetaBlic Sport/


