Sporti

LAJMI I FUNDIT: Agjenti i Ronaldos në Itali, bisedime me Juventusin për të ardhmen e lojtarit

08/25/2021 22:23
nga:Lorik J

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ka mbërritur në Torino për bisedime urgjente me sulmuesin e Juventusit, mes raporteve se ka interesim nga ana e PSG dhe Manchester City për klientin e tij.

Tani Mendes ka mbërritur në Torino për bisedime urgjente si me Ronaldon ashtu edhe me Juventusin, duke monitoruar situatën ndërsa ditët kalojnë në afatin e merkatos, përcjell GazetaBlic Sport.

La Gazzetta dello Sport raporton se Mendes mbërriti në aeroportin Caselle në Torino me një avion privat këtë pasdite dhe shkoi direkt në shtëpinë e Ronaldos.

Manchester City mund të jetë i interesuar për nënshkrimin e CR7, por jo me një tarifë transferimi, kështu që do të propozojnë një marrëveshje shkëmbimi.

/GazetaBlic Sport