Lajme

LAJMI I FUNDIT/ AAK-ja: Në këtë situatë zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje

11/07/2022 12:36
nga:Genita C

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, tha se Qeveria nuk ka nevojë që të lëshoj pe sa i përket vendimit për targat.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë, shtoi se kjo situatë duhet që të trajtohet seriozisht, por që e përshkroi si çështje të ndërlikuar dhe se zgjedhjet do të ishin zgjidhej.

“Nuk ka nevojë qeveria të lëshojë pe. Duhet ta trajtojmë më seriozisht”.

“Ka qenë paralajmërim i hershëm dhe poashtu e kemi edhe një konferencë. Ajo çka po shohim është çështje e ndërlikuar dhe zgjedhjet do të ishin zgjidhej”.

Ai më tej sqaroi se kanë marrë vendim që të mbahen disa seanca, duke përmendur si pikë të rëndësishme Ligjin për Buxhetin dhe që sa më parë të shqyrtohet Pagat.

“Janë caktuat sërë seancash. Në emër të AAK-së shprehëm se janë të rëndësishme Ligji për Buxhetin. Për ne me interes është që sa më shpejt të vijë Ligji i Pagave”.