Skandali i ditës së sotme që ka përfshirë yllin anglez, Mason Greenwood dhe të dashurën e tij Harriet Robson ka marrë vëmendjen e mediave botërore.
Sulmuesi i United dyshohet se ka ushtruar dhunë mbi viktimën Robson që është e dashura e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Robson publikoi sot pamje ku shihej e gjakosur nga dhuna që pretendonte se ka ushtruar anësori anglez.
Pas kësaj ngjarje policia e Manchesterit ka shqyrtuar rastin dhe është vendosur që Greenwood të mbahet i arrestuar.
Greater Manchester Police statement: pic.twitter.com/T8guOjRTFk
— Laurie Whitwell (@lauriewhitwell) January 30, 2022


/GazetaBlic Sport/


